“Sarri ishte supersticioz“, Fabregas rrëfen trajnerin italian në stërvitje: Nuk na linte të takonim fëmijët

Maurico Sarri u shkarkua nga detyra e trajnerit te Juventusi, duke mos bindur me lojën e tij. Tekniku italian njihet për filozofinë e tij, nga e cila nuk heq dorë në asnjë moment, çka bën që shpesh të përfundojë në qendër të kritikave për shkak se nuk ka një plan B për skuadrën e tij. Kritika këto të cilat i ka marrë edhe në kohën kur ishte në krye të Chelsea-t.

Më tepër rreth karakterit të tij ka treguar së fundmi Fabregas, që ka ndarë me të gjithë momente nga stërvitja e “bluve të Londrës“ me Sarrin. Mesfushori spanjoll rrëfen se 61-vjeçari ishte shumë supersticioz dhe se nuk hiqte dorë nga stërvitja në orën 15:00, orar ky që i pengonte lojtarët e Chelsea-t të kalonin pak kohë me fëmijët e tyre. E arsyeja për këtë ishte fakti se një profesor në Pisa kishte vëtetuar se kjo ishte koha më e mirë për të trupin e njeriut.

“Sarri është një trajner i mirë, por ai ka bindje të forta në nivelin taktik. Ai është shumë supersticioz dhe është e vështirë ta bësh të ndryshojë mendje. Për shembull, ai gjithmonë donte që ne lojtarët e Chelsea-t të stërviteshim në orën 15:00. Ishte keq për lojtarët që kanë një familje si unë. Ne nuk do të mund t’i shohnim fëmijët tanë gjatë gjithë ditës. Ata shkojnë në shkollë në mëngjes dhe do të ishin duke fjetur kur të ktheheshim në shtëpi pas seancës stërvitore.

Një ditë i kërkuam të na linte të stërviteshim në mëngjes. Ai tha që ne duhet të stërviteshim në orën 15:00 sepse një profesor në Pisa kishte provuar se ishte koha më e mirë për trupin. Unë e di vetëm që për çdo lojtar është e rëndësishme të kalojë kohë me familjen e tij”, ka rrëfyer Fabregas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online