“Ky është brezi më i mirë i Shqipërisë, nuk e kalon dot askush më”! Arjan Bellai: Broja duhet të vrapojë si Seferi

Shqipëria do të përballet në ditën e sotme kundër Moldavisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 18:00 dhe në rast se kuqezinjtë do të marrin një pikë, do të jenë zyrtarisht pjesë e Europianit të Gjermanisë. Ndërkohë në emisionin “SportFocus” që transmetohet në “Ora News”, ka folur rreth Kombëtares edhe Arjan Bellai.

“Moldavisë është e vështirë t’i shënosh. Stadiumi është i mbushur, Moldavia do të ketë shumë mbështetje. Por edhe tifozët shqiptarë do të jenë aty, nga e gjitha bota. Sot duhet të gëzojmë të gjithë kualifikimin. Mitaj? Ka kaluar dhe nga Shpresat e Bushit, ka mësuar futbollin shumë drejt, ka qenë pjesë edhe e akademisë së AEK. Nuk e humbet topin thjeshtë, jep ndihmë të madhe edhe në sulm.

Kombëtarja është pasqyra më e mirë e futbollit shqiptar dhe këta djemë po na dërgojnë larg. Për mua këtë brez të Kombëtares nuk do ta kalojë askush. Jemi në vendin e parë, në kohën tonë, ishim edhe ne po ta kthenim renditjen ndryshe sepse ishim të fundit. Broja? Ai ka vlerat e tij, por futbolli nuk është vetëm top. Duhet të vraposh, shembulli konkret është Seferi. Ai i jep trajnerit atë që ai do, anën mbrojtëse dhe sulmuese. Lojtarët duhet të jenë të gatshëm për të ndihmuar grupin dhe jo grupi të ndihmojë një futbollist”, tha Bellai. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online