Kutinjo prezantohet para mijëra tifozëve: Realizova ëndrrën

Sipas traditës, Filipe Kutinjo ka firmosur me presidentin e Barcelonës dhe më pas ka zbritur në fushë, duke bërë një paradë të vogël dhe duke gjuajtur disa topa drejt tifozëve që kishin mbushur një nga tribunat kryesore të Camp Nou-t. Në Barcelonë është kthyer entuziazmi i kohërave të arta dhe është harruar Nejmari, sepse sezoni po ecën më mënyrë të mrekullueshme dhe blerja e Kutinjos është një goditje e madhe,që thjesht u vonua disa muaj.

“Dua të falënderoj presidentin dhe gjithë ata që e bënë të mundur këtë transferim. Jam shumë i lumtur që jam këtu, e kam thënë edhe më parë që ishte ëndrra ime dhe më në fund e realizova. Shpresoj që të respektoj gjithë pritshmëritë rreth meje”, deklaroi Kutinjo pas firmës që e lidh deri në vitin 2023 me Barcelonën.

I kënaqur edhe presidenti Josep Maria Bartomeu: “Nuk ishte e lehtë, dëshira e tij dhe durimi i tij ishin vendimtare. Gjithë stafi ynë e donte dhe e konsideronte të nevojshëm për projektin, kishte edhe klube të tjerë të interesuar, por ia dolëm pas një tratative të nisur që në verë. Është një nga yjet botërore, do të qëndrojë gjatë me ne”.

Mesfushori 25-vjeçar do të debutojë pas 3 javësh, sepse ka pësuar një dëmtim para disa ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *