Kutinjo drejt rikthimit në Premier Ligë, “çelësi” është… Eden Hazard

Filipe Kutinjo është lojtari i tretë më i shtrenjtë në historinë e futbollit, me Barcelonën që pagoi plot 145 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij nga Liverpuli.

Gjithsesi, gjatë një sezoni e gjysmë, braziliani ka dhënë shumë pak dhe ka qenë jashtë pritshmërive. Për këtë arsye, Kutinjo pritet që të largohet nga “Camp Nou”, me Barcelonën që me sa duket i është sosur durimi.
Ekipi kryesor që interesohet për shërbimet e 26-vjeçarit është Çelsi, me blutë që shpresojnë që dënimi i marrë për merkaton mos të bëhet aktiv menjëherë. Në rast se diçka e tillë ndodh dhe londinezët do të kenë mundësi të transferojnë lojtarë, atëherë vëmendja kryesore do të jetë te Kutinjo.

“Çelsi” i suksesit për të mbërritur te braziliani është Eden Hazard. Me largimin e mundshëm të belgut drejt Realit të Madridit, klubi i Abramoviç do të mbushte arkat dhe marrëveshja për Kutinjon do të ishte akoma më e thjeshtë për t’u arritur.
Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të merret për sa i përket merkatos së Çelsit si dhe largimit të Eden Hazard drejt Realit të Madridit, që me sa duket është diçka e kryer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *