Ka zgjatur vetëm pesë muaj aventura e Andre Agostinelit në Republikën Demokratike të Kongos, ku u vu në krye të skuadrës së DC Motema Pembes. Nuk bëhet fjalë për një shkarkim, por për dorëheqje.
Në një prononcim për mediet kongoleze, ish-trajneri i Skënderbeut dhe Partizanit u shpreh se u detyrua ta merrte këtë vendim pas parregullsive në kushtet e punës.
Mungesa e sigurisë në stadiume dhe në fushën stërvitore kishte sjellë shpeshherë problematikë për trajnerin italian dhe stafin e tij, por problemi më madhor kishte të bënte me vonesat në pagesa dhe në arrogancën e drejtuesve për t’iu përgjigjur telefonatave të shumta të tij.