Kushëriri i Abidal thyen heshtjen: Dhurova mëlçinë për të shpëtuar familjarin tim

Gjithçka nisi pas një përgjimi të telefonit të Sandro Rosell, ish-presidentit të Barcelonës. “Kemi siguruar një mëlçi të paligjshme për Erik Abidal”, ishte thelbi i deklaratës së përgjuar. Prokuroria spanjolle ka hapur një hetim dhe dëshiron të zbulojë identitetin e dhuruesit.

Dhuruesi i vërtetë i mëlçisë së Abidal është Xherard Armand, kushëriri i parë më ish-mbrojtësin francez. Në një deklaratë për “LaDepeche”, ai ka sqaruar pozicionin e tij dhe tregon se si ka ndodhur ngjarja.

“Nuk kam marrë asnjë cent. Unë veprova në atë mënyrë për të shpëtuar jetën e një familjari. Unë shkova në Barcelonë për të kryer një sërë analizash. Mjekët më konfirmuan që profili im përkonte me atë të Erikut. Një mik i tij ishte gjithashtu gati për ta ndihmuar, por mëlçia ime shumë më e madhe. Mjekët vendosën të marrin një pjesë të organit tim.

Mbaj mend që gjithçka kam nënshkruar ka ndodhur para një gjykatësi në Barcelonë. Gjithçka e kemi kryer në transparencë. Operacionin e kam zhvilluar në prill dhe kam kaluar tri javë në spital dhe katër të tjera në qytet. Jam i gatshëm të përballem me drejtësinë dhe do iu përgjigjem të gjitha pyetjeve, mjafton që të na lënë të qetë dhe kjo histori të marrë fund”, mbylli deklaratën e tij Armand, djali i dajës së Erik Abidal.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online