Kush ishte ekipi shqiptar që prodhoi më shumë raste në Europë? Flasin statistikat, renditet i 13 në të përgjithshmen

Kush ishte skuadra që ka prodhuar më tepër raste për të rrezikuar portën e kundërshtarit në Europë sa i përket klubeve të Superiores? Numri i ndeshjeve që llogaritet është i njëjti, katër të tilla. Pra bëhet fjalë për turin e parë dhe të dytë në “Conference League” atje ku ishim të prezantuar nga Laçi, Teuta, Vllaznia dhe Partizani.

Në bazë të statistikave që vijnë nga faqja zyrtare e “Conference League”, Laçi renditet në vendin e 13 sa i përket aksioneve sulmuese që ka krijuar me rrezikshmëri te kundërshtari dhe i pari nga ekipet shqiptare. Kështu kurbinasit kanë pasur 42 mundësi nga të cilat janë 20 goditje në portë, 19 goditje jashtë portës dhe 3 të tilla që janë bllokuar nga kundërshtarët.

Ndërkohë ekipi i Duros gjendet përpara ekipeve të tjera shqiptare si Teuta, Vllaznia dhe Partizani. Sa i përket vështirësisë së ndeshjeve, fillimisht Laçi kaloi Podgoricën dhe më pas është përballur kundër ekipit rumun të Craiovas. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online