E ardhmja e Simone Inzagit do të jetë larg Lacios, teksa tekniku zgjodhi të mos rinovonte kontratën dhe të merrte një detyrë të re në krye të Interit. Vendi në stolin e bardhekaltërve është bosh dhe në media kanë nisur të qarkullojnë emrat për trajnerin që do të ulet në të. Megjithatë është portieri shqiptar i Lacios, Marko Alia ai që me humor zbulon kreun i ri të pankinës. Gardiani 21-vjeçar a folur nëpërmjet “Instagram”-it të tij ku lë të nënkuptohet se Sarri do të jetë trajneri që do të udhëheqë skuadrën sezonin e ardhshëm.
“Ndihem si një tifoz i Lazios, megjithatë nuk do ta dija që do të preferoja të ndiqja Reinan ose Strakosha si një shembull. Ata janë të dy portierë të forte. Inzaghi? Nuk e di se kush mund ta zëvendësonte teknikun pas lamtumirës së tij, por unë shoh se ka nga ata që kanë filluar të blejnë cigare përreth (bën shaka duke iu referuar Sarrit)”, kanë qenë fjalët e Marko Alias./Halit Delibashi-Sport Ekspres/