Kurtua ultimatum Çelsit: Më shisni tani, ose…

Mund të kthehet edhe në një luftë të ftohtë. Tibo Kurtua e ka ndarë mendjen për të ardhmen e tij dhe kërkon të rikthehet në Spanjë dhe të jetë pranë fëmijëve. Çelsi po përpiqet me të gjitha mënyrat ta bindë belgun për të nënshkruar një kontratë të re, pasi verën e ardhshme ai del i lirë.

Sikurse raporton “The Sun”, Kurtua ua ka thënë mendimin e tij drejtuesve, madje ka qenë shumë i qartë: “Keni nëntë ditë kohë të më shisni, ndryshe vitin tjetër iki falas”. Kjo nuk mund të pranohet prej tyre, pasi momentalisht mund të përfitojnë 35 milionë sterlina nga transferimi i belgut te Reali i Madridit, klub që po e kërkon prej kohësh gardianin.

Milionat e Çelsit nuk e bindin belgun, ndërkohë që trajneri Mauricio Sarri ka kërkuar të takohet “kokë më kokë” me Kurtua. Synimi është ta bindë që londinezët janë klubi perfekt për të, por e vështirë që të ketë ndryshim planesh për portierin.

Sezoni i shkuar nuk ka qenë më i miri për “blutë” në aspektin sportiv dhe normalisht që Kurtua kërkon një klub ku të luftojë për gjëra të mëdha. Reali është perfekt për të, shto këtu edhe faktin që në Madrid momentalisht po rriten fëmijët e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *