Reali i Madridit mposhti Gironën me rezultatin 1-4, ndërsa vazhdon dueli i portës midis Tibo Kurtua dhe Kejlor Navas. Trajneri Lopetegui zgjodhi për herë të dytë rresht Navasin në formacionin titullar, ndërsa belgut i duhet të presë akoma shansin e tij.
Para ndeshjes, departamenti i komunikimit të klubit madrilien postoi formacionin e ndeshjes në “Insta”. Ajo që vihej re ishte fakti që Kurtua bënte pjesë në formacionin titullar, por… emri i tij ishte dhe në stolin e ekipit.
Një gabim i klubit, të cilët reaguan shpejt duke e fshirë foton, por ishte tepër vonë. Diçka e tillë shkaktoi rrëmujë të madhe në rrjetet sociale, sepse kur nisi ndeshja ishte Navas në fushë dhe jo Kurtua. Dueli mes portierëve për vendin e titullarit vazhdon, por Lopetegui po beson tek kostarikani për momentin.