Kur vetëkënaqësia të sjell rehati të tepruar/ Kastrioti gjendet buzë greminës, sa shumë rrezikon me Skënderbeun

Asgjë nuk është e sigurt në futboll. Një shprehje e dëgjuar shpesh kjo që shëreben më së miri si një leksion për Kastriotin. Krutanët surprizuan jo pak në dy fazat e para të kampionatit, ku rezultuan një kockë e fortë edhe për ekipet pretendente të Superiores. Skuadra preku atë që mund të quhej si “mesi i artë“ në tabelën e renditjes dhe diferenca me kundërshtarët poshtë saj i bëri të kalonin në vetëkënaqësi. Objektivi mbijetesë dukej se do të ishte i lehtë për tu arritur, gjë që u duk se solli një reahti të tepruar në radhët e krutanëve.

Kur kampionati ka hyrë në fazën më delikate të tij dhe gjendjet vetëm 5 javë larg finishit, Kastrioti nis të ndjejë ethet që vijnë nga zona e ftohtë. Krutanët e gjendë papritur veten buzë greminës, me Bylisin dhe Skëderbeun që i afrohen ndjeshëm nga java në javë. Madje frika shtohet edhe më shumë përpara Skënderbeut. Bardhekuqtë po gëzojnë një formë fantastike me Memellin në javët e fundit, ndërsa një fitore ndaj Kastriotit në fundjavë do i dërgonte vetëm dy pikë larg tyre. E njëjta diferencë pikësh ekzisto nedhe me Bylisin, prandaj rreziku për të rënë në Kategorinë e Parë bëhet gjithnjë e më i madh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *