Kur thirrja për drejtësi kërkon që të bëjë legjitime padrejtësinë! Panorama e stadiumit, këtu ndryshon Partizani i Gegës

Gjithmonë në Shqipëri dëgjojmë thirrjet për drejtësi që bëhen nga aktorë të ndryshëm, të cilët nuk kanë si qëllim në vetvete vendosjen e barazisë, por justifikimin e padrejtësisë së tyre. Për ta kuptuar më qartë dhe mirë këtë frazë duhet që të kalojmë paksa edhe nga pjesa e futbollit, qëndrojmë në Superiore.

Disa muaj më parë Olsi Rama është ankuar për praninë e shumtë të tifozëve shkodran në ndeshjen me Partizanin në Shkodër. “Është jashtë “Fair-Playt”. Protokolli e ka të qartë se lejohen vetëm 20 persona në stadium. Ne si Partizan e kemi respektuar gjithmonë rregullin. Rregullat janë rregulla. Thyerja e protokollit ka dënim deri në rënien nga Kategoria, por ne nuk merremi me këtë gjë”.

Këto ishin fjalët e drejtorit të përgjithshëm të Partizanit në momentin që do të mundej 1-0 nga Vllaznia, ku sërish krijoi në media imazhin e dy skuadrave: “Njëra që thyente rregullat, e tjetra që i respektonte ato. Njëra që doli jashtë garës së “Fair-Play”, e tjetra që bënte gjithçka për të qenë sa më korrekte dhe duke i kursyer “të akuzuarit” që nëse rregulli do të zbatohej, atëherë mund të ndëshkoheshin për të rënë në Kategorinë e Parë”.

Pra pas betejës së fushës është hapur edhe ajo mediatike, ku në të dyja humbjet e Partizanit ndaj Vllaznisë gjithmonë është komentuar një detaj tjetër që ka marrë më shumë jehonë sesa vetë ndeshja. Dikur me tifozët dhe sot me vendimin për penalltinë, pa u ndarë kurrë përgjegjësitë e humbjes.

Por në fakt thirrja për drejtësi e drejtorit të Partizanit ishte kaq e sinqertë dhe e pastër për të vendosur realisht barazinë në Superiore? Panorama e ofruar në “Air Albania” tregon krejtësisht të kundërtën. Partizani priti Vllazninë në kryeqytet në ndeshjen e parafundit të kampionatit shqiptar që ishte si një finale, ku në rastin e fitores të kuqtë do të mbyllnin llogaritë me titullin kampion.

Stadiumi ishte i tejmbushur si në një kohë pandemie, për t’i kaluar qartësisht 20 personat që duhej të lejoheshin në bazë të rregullave. Pra duke e ditur më së miri se ishte tërësisht jashtë “Fair-Playt” dhe se mund të ndikonte në garë, ku këtë herë ishte një finale dhe jepej titulli pa pasur kohë rikuperimi, te Partizani ndryshuan rrugë në momentin e fundit dhe më të rëndësishëm të kampionatit për të dalë jashtë rregullit.

Këtu krijohet përshtypja se më shumë sesa thirrja për drejtësi, ajo që kërkohej ishte legjitimiteti i padrejtësisë kur të vinte koha e duhur. Fundja, gjoba paguhej me qejf nëse Partizani do të shpallej kampion me rregullat e thyera. Me fjalët e thëna dikur në media, Olsi Rama ka gjithë kredibilitetin për të thënë se Partizani nuk është ekipi i parë që luan me tifozë në kohën e pandemisë, por më parë këtë e kanë bërë në Shkodër, Laç dhe diku gjetkë.

Pra duke pritur gjithmonë për momentin final për daljen nga rregullat, atë më të rëndësishmin, por edhe me imazhin e luftës kundër padrejtësisë në gjithë kampionatin. Për të kaluar edhe me akuzat e dërgimin e vëmendjes te arbitrat. Duke nisur që prej ndeshjesh dhe e vazhduar kundër Teutës, tonet janë ngritur ndjeshëm në media dhe shtuar doza e kritikave nga arbitrave.

Pavarësisht se ndaj durrsakëve nuk kishte asnjë moment kulminant për të vendosur takimin me penallti ose gol të anuluar, orientimi i ndeshjes që po mbahej me faullat dhe mungesën e kartonëve, e shqetësojë së tepërmi Olsin që zbriti për t’i thënë dy fjalë më tepër kryesorit.

Duke vendosur shpeshherë arbitrat në qendër të vëmendjes, atëherë është më e lehtë që të dalësh pa përgjegjësi në fundin e historisë. Tashmë është krijuar ideja se “Partizanin nuk e lanë, jo se nuk e fitojë kampionatin”. Pavarësisht se me pamjet e reja shumica e analistëve e gjykuan si penallti rastin e Belicës ndaj Vllaznisë, por diskutimi që ngrihej ishte nëse mund të jepej ose jo në një finale kaq të rëndësishme.

Duke iu rikthyer sërish kësaj teme, në fund të fundit, Enea Jorgji nuk paska bërë një padrejtësi kaq të madhe sa u përmend më herët apo për më tepër që të krahasohej edhe me Kukësi-Skënderbeu. E në fakt këtu është ndryshimi më i madh i Partizanit aktual dhe Partizanit të Gegës. Në kohën kur doli kampion, Skënder Gega diti sesi t’i edukonte lojtarët e tij duke u shprehur që në ditën e parë se asnjëherë nuk duhej të merreshin me arbitrimin.

Këtu nuk kishte rëndësi nëse vendimet ishin kundër tyre, qoftë edhe me pa të drejtë nga arbitri, futbollistët nuk duhet të shpërqendroheshin. E në këtë Partizan që funksiononte si një makineri perfekte kishte detyra të ndara dhe njerëz që merrnin përgjegjësi në rast humbjesh, për të treguar se çfarë nuk shkoi nga ana e tyre me vendimet e marra dhe pa përfshirë faktorët e jashtëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online