Ndodhi në “Champions League”, 11 lojtarë nuk e shpëtojnë portën e tyre nga pësimi i golit

Një gol vërtet i veçantë është shënuar në “Champions League” gjatë ndeshjes ku Midtjylland ka humbur në shifrat 1-2 kundër Ajaksit. Pikërisht në golin e dytë të holandezëve dhe që rezultoi vendimtar për të fituar në transfertën e vështirë, atje ku futbollistët e drejtuar nga ana e Eric ten Hag numëronin edhe shumë mungesa.

Gjatë një kthimi topi te portieri i Midtjylland nga shoku i ekipit, ky i fundit ka gabuar dhe është akorduar një goditje e lirë në brëndësi të zonës. Pavarësisht se ndodheshin 11 futbollistë për të shpëtuar zonën e tyre nga pësimi i golit, Dusan Tadiç do të gjente rrugën e rrjetës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online