Keidi Bare është një nga emrat prejt të cilëve pritet shumë në të ardhmen, duke parë potencialin e shfaqur prejt tij në fushën e lojës. Mesfushori shqiptar është kthyer në një pikë kyçe të skuadrës së Malagas, ku i ka bindur të gjithë me aftësitë e tij. Bare ka dhënë një intervistë të gjatë me spanjollen “AS”, ku tregon për marrëdhënien e tij me klubin dhe të ardhmen në Malaga, si dhe pamundësinë për të veshur fanellën e Kombëtares për shkak të pandemisë.
Play-off
Unë gjithmonë jetoj ndeshje pas ndeshje. Objektivi ishte të bëjmë shumë mirë në këtë ndeshje të parë kundër Huesca dhe më pas do të shohim se çfarë ndodh. Kjo nuk do të thotë që nuk aspiroj në maksimum. Sigurisht që dua ta luaj atë play off. Të gjithë e kemi atë synim, por duhet të shkojmë hap pas hapi, pa kërkuar përtej ndeshjes tjetër”.
Kombëtarja
“Para ndërprerjes, unë dhe Sadiku ishin thirrur për dy ndeshje miqësore. Mezi i prisja. Shpresoj të më thërrasin përsëri kur normaliteti të kthehet. Të jesh me Kombëtaren është si një ëndërr për mua. Kur kam qenë atje kam luajtur gjithmonë dhe kam qenë titullar. I jam shumë mirënjohës trajnerit dhe kolegëve. Por duhet të vazhdosh, nuk ke pse të rehatohesh. Në futboll dy ditë je mbret dhe në ditën e tretë nuk je asgjë. Nëse nuk jeni gjithmonë njëqind për qind, një tjetër vjen dhe ju ha“.
Kontrata
“Kam një kontratë deri në vitin 2021. Por nuk më pëlqen të shikoj të ardhmen kur nuk e dimë se çfarë do të na sjellë e tashmja. Nëse klubi vendos që Keidi Bare duhet të largohet sepse i duhen para ashtu siç e dinë të gjithë, atëherë do të më duhet të shkoj. Nuk kam zgjidhje tjetër. Edhe pse nuk dua të iki nga këtu. Ndihem i dashur, si në shtëpi. Tani për tani koka ime është këtu, por nëse vendosin se duhet të shkoj, nuk do të kem zgjidhje tjetër“.
Rinovimi
“Jo, nuk kemi folur ende asgjë. Shpresoj t’u flas drejtuesëve kur të përfundojë kampionati, që të vendosim se çfarë do të bëjmë. Në gusht do të jem 23 vjeç dhe nëse gjërat vazhdojnë kështu në klub, unë nuk mund të kem një procesverbal profesional dhe nuk dua që kjo të më ndodhë ashtu siç ka ndodhur me kolegë si Mula ose Iván Rodríguez“.
Ofertat
“Nuk merrem me këtë punë. Përpiqem të përqendrohem në fushë, në stërvitje dhe në ndeshje. Kjo është detyra e përfaqësuesit tim, e imja është të përqendrohem në futboll. Në janar kishte interes nga disa ekipe, por unë dëshiroja të isha këtu. Unë e kam kokën në Malaga dhe shpresoj të bëj shumë mirë këtu“, ka deklaruar Keidi Bare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/