“Rashford është djali im“, ish-lojtari ganez habit me deklaratat e tij: Nuk e them për para apo për famë

Michael Boye Marquaye ka habitur së fundmi me deklaratën e tij, teksa pretendon të jetë babai biologjik i Marcus Rashford. Ky i fudnit është një nga talentet më premtuese të botës së futbollit dhe aktualisht mban veshur fanellën e Manchester United. Por lajmet e fundit duket se nuk kanë për t’i pëlqyer futbollistit anglez. Një ish-futbollist i Ganës është shprehur se Rashford është djali i tij, madje edhe se sulmuesi i “djajve të kuq” është në dijeni për një fakt të tillë.

“Marcus Rashford është djali im dhe ai e di këtë, megjithëse ne nuk e kemi parë njëri-tjetrin për disa vjet. Fillimisht, ai u zemërua sepse mendon se unë e braktisa, por nuk ishte kështu. Shumë tani po përpiqen të vijnë tek unë për të provuar dhe për të marrë një histori të re, por unë nuk jam ai lloj personi që kërkon një mënyrë të thjeshtë për të fituar para ose të bëhet i famshëm. Unë vetëm kam dashur t’i bëj gjërat të qarta dhe ta njoftoj botën se Marcus Rashford ka rrënjë ganeze”, ka thënë ish-lojtari afrikan./Halit Delibashi-Sport Ekpsres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online