Një rast i çuditshëm vjen nga Kuba. Në rast se në Shqipëri ankesat janë për mungesë shpërblimesh, në Kubë ndodh një tjetër fenomenë. Shpërblimet ekzistojnë, por i ngjasojnë më tepër një shakaje të hidhur se sa vlerësimi për sukseset e arritura. Ronnis Alvares ka sjellë në vendin e tij medaljen e artë të fituar në turneun Pan Amerikan, i cili u zhvillua në Guadalahara të Meksikës.
Qeveria komuniste ka vendosur ta nderojë boksierin e ri me një… shportë ushqimesh. Salsiçe, vaj, kunguj, vezë apo edhe detergjentë ishin artikujt e përzgjedhur si shpërblim për medaljen e artë të Alvarez. Kjo ka sjellë kritika të shumta, duke e quajtur poshtërim gjestin e qeverisë karshi boksierit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/