Gëzim Jatagani është një rast unik në Shqipëri. Mban mbi supe 69 vite jetë, por kjo nuk e pengon të ndjekë ëndrrat e tij. Jatagani ka nisur të luajë futboll në këtë moshë të thyer, duke sfiduar kështu fizikun e tij. I ftuar në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, i moshuari nga Berati tregoi dashurinë e tij për futbollin edhe në studio, duke bërë zhonglime me topin. Në fund, moderatori Altin Sulçe, i ka bërë dhuratë një top Gëzim Jataganit.
Në prononcimin e dhënë për “Sport Ekspres”, Jatagani është shprehur i emocionuar për këtë “ndezje të vonë” dhe si edhe tregon se ka marrë një premtim nga Lorik Cana për ta takuar, që ishte edhe ëndrra më e madhe e 69-vjeçarit.
“I keni hedhur “benzinën” tani dhe mora “flakë” unë. Kur më dha topin Altin Sulçe në emision, mua mu duk sikur fitova Topin e Artë. Jam shumë i lumtur dhe i kam ruajtur këto momente të veçanta për mua. Kam marrë premtim edhe nga Lorik Cana, më tha se kur të vijë në Tiranë do të më takojë nga afër”, u shpreh Jatagani. /Sport Ekspres/