“Kur Interi të thërret, duhet të shkosh”, trajneri i parë i Asllanit ka besim: Për 1 vit do të jetë titullar te zikaltrit

Trajneri i parë i Kristjan Asllanit ka komentuar ecurinë e këtij të fundit te Interi. Në një intervistë për “Tuttomercatoëeb”, Tomasso Busce është shprehur se priste që mesfushori shqiptar të kishte më shumë minuta te Interi. Megjithatë, ai është besimplotë se në harkun kohor të 1 apo 2 viteve Asllani do të jetë titullar në klubin zikaltër.

“Kur Interi të thërret, duhet të shkosh dhe më pas të nisësh udhëtimin. Prisja që ai të luante pak më shumë, por kur thirret në veprim jep kontributin e tij. Në Firence ishte ndër më të mirët në fushë. Po e menaxhojnë mjaft mirë, për të mos thënë mirë se nuk luan shumë. Por po flasim për Interin dhe kanë përballë Çalhanoglunë, i cili po bën një kampionat monstruoz.

Ai duhet të presë radhën e tij. Ai ka lindur në vitin 2002, e ka të gjithë karrierën përpara. Shpresoj dhe besoj se do të jetë mesfushori fillestar i Interit pas një apo dy vitesh. Ata duan të fitojnë gjithçka. Vendi është i uritur për rezultate, ka shumë presion dhe ndonjëherë kjo të bën të mendosh pak më ndryshe. Ndoshta ata po përpiqen ta mbrojnë atë”, është shprehur Tommaso Busce./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online