“Ne nuk jemi budallenj, e tha edhe Simeone”, Xavi akuzon Realin e Madridit: Kanë falsifikuar garën, e sheh edhe një i verbër

Real Madridi është përballur me akuza të forta nga krahu i Barcelonës ditën e sotme. Të njëjtën linjë me Laportën e ka ndjekur edhe Xavi. Trajneri i Barçës ka qenë i pranishëm përpara gazetarëve në konferencën për shtyp, ku ka thënë se Reali i Madridit ka falsifikuar garën. Kjo për shkak se ai beson se madrilenët kanë kushtëzuar gjyqtarët, gjë të cilën, sipas tij, arrijnë ta shohin të gjithë.

“Tashmë thashë që nuk më pëlqeu që ata kushtëzuan gjyqtarët. Mendoj se kjo falsifikon garën dhe arbitrat janë të kushtëzuar. Rasti Negreira nuk na ka bashkuar. Unë i ndaj fjalët e presidentit njëqind për qind. Nuk jam president i Federatës apo i La Ligës. Jam i habitur që i lejojmë këto gjëra. Kjo e falsifikon komplet konkurrencën. Simeone tashmë tha që ne nuk jemi budallenj. Sigurisht që ne e shohim, e shohin të gjithë. Edhe një i verbër e sheh. Unë jam me Simeonen, ne nuk jemi budallenj”, ka deklaruar Xavi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online