“Interi nuk ka asgjë më shumë se ne”, Shezni ndez derbin e Italisë: Po studioj Çalhanoglunë dhe Lautaron

Mbrëmjen e së dielës vëmendja do të jetë e gjitha në “San Siro”. Në stadiumin mik të Milanos do të luhet derbi i Italisë. Një sfidë që merr një peshë më të madhe nga fakti se Juventusi dhe Interi garojnë ngushtësisht me njëri-tjetrin për të fituar titullin kampion. Në një intervistë të dhënë për “TNT Sports”, Shezni ka deklaruar se zikaltrit nuk kanë asgjë më shumë se Juventusi. Portieri i “zonjës së vjetër” thotë se po studion penalltitë e Çalhanoglusë dhe të Lautaros, pasi i druhet aftësive të tyre nga 11 metrat.

“Interi është shumë i fortë, por nuk më pëlqen të them se ata kanë asgjë më shumë se ne. Ata shënojnë shumë dhe pranojnë pak. Kanë bërë mirë gjatë gjithë vitit, por ne do të shkojmë në “San Siro” me shpresën për të sjellë në shtëpi një rezultat të rëndësishëm.

Unë po studioj si Çalhanoglunë, ashtu edhe Lautaron. Ata janë gjuajtës të mirë të penalltisë, por shpresoj që të mos më duhet të përballem me penallti. Çalhanoglu është shumë i mire. Do të ketë ende 14-15 ndeshje, nuk është ndeshja që vendos skudeton. Megjithatë, sigurisht që do t’i japë një sinjal të fortë kampionatit nëse një nga dy skuadrat fitojnë”, ka thënë Ujçeh Shezni./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online