Andi Lila i është rikthyer sërish të shkuarës së tij, kur mbante veshur fanellën e kombëtares kuqezi. Në një intervistë për emisionin “Pop Culture”, lojtari i Tiranës ka sjellë sërish në kujtesë atë natë të paharrueshme në Beograd. Futbollistët shqiptar ranë pre e dhunës pas hyrjes së dronit në fushën e lojës, ndërsa Lila tregon se situata ishte vërtet dramatike, aq sa bashkëshortja e tij ka shkuar menjëherë në spital dhe rrezikonte të dështonte shtatëzaninë se saj.
Gjithmonë kur i rikthehem asaj ndeshje, rrënqethem! Është një ndeshje që do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Ka qenë shumë dramatike, më kujtohet bashkëshortja ime ka qenë shtatzënë, urgjent ka shkuar në spital në rrezik të dështonte sepse të gjithë u trembëm. Ishte shtatzënë me djalin atëhere dhe nëse një ditë do të shkruaj një autobiografi edhe ajo ndeshje do të ketë një pjesë të rëndësishme.
A kam menduar për autobiografi? Kam vetëm një frikë, se do më dali libri voluminoz. Besoj në të ardhmen po. Më pëlqen shumë edhe kjo pjesë”, ka thënë Andi Lila./Halit Delibashi-Sport Ekspres/