“Në stërvitje më i dobti, në ndeshje isha më i miri”, Lila mes batutave dhe pendesave: I humba të gjitha nga ky personazh

Andi Lila ka qenë i ftuar ditën e sotme për një intervistë në emisionin “Pop Culture“ në “Top Channel”, ku ka folur mbi karrierën e tij. Gjatë fjalës së tij ish-futbollisti i Kombëtares ka treguar edhe momente nga periudha me kuqezinjtë, teksa tregon një ngjarje interesante. De Biasi do e vendoste në një pozicion jo natyral për të në stërvitje, ku Gilman Lika do i hapte shumë telashe. Por në momentin kur zbriti në fushë përballë Zvicrës dhe Shaqirit, Lila tregon se ishte më i miri dhe tërësisht e kundërta e asaj që shfaqi në stërvtje.

Ndërkohë ka rrëfyer edhe gabimin e tij në karrirë, që është pikërisht kalimi te Parma. Patjetër që të luash në Serie A është një ëndërr e bërë realitet për secilin futbollist, por klubi Italian u përfshi në vështirësi të mëdha financiare, ndërsa në karriken e presidentit ishte shqiptari Rezart Taçi. Nga i ky i fundit Lila tregon se i humbi të gjitha atë vit.

“Ishim në stërvitje me ekipin kombëtar dhe trajeri De Biasi më ndërroi pozicion, më vuri mbrojtës të majtë. Normalisht pozicioni im ishte tjetër për tjetër, unë luaja me këmbën e djathtë dhe ishte shumë e vështirë. Në atë kohë në ekipin tjetër ishte Gilman Lika, që sot është kapiteni i Vllaznisë. Ai ata ditë ishte dita ime jo. Shpëtova që nuk më hoqi nga formacioni. Kishim ndeshjen në Zvicër dhe në krah kisha Shaqirin. Kështu që në stërvitje isha më i dobti, kurse në ndeshje isha më i miri.

Gabimi në karrierë? Në 2015 firmosa me ekipin e Parmës. Ëndrra ime që fëmijë ishte të luaja në Serie A. Por klubi kaloi vështirësi shumë të mëdhaja dhe unë vetëm 6 muaj ndenja aty. Bëra një figurë shumë të mirë sepse në aq pak ndeshje sa kishin mbetur bëra dy gola. Njëri në “San Siro” kundër Interit që do e mbaj mend dhe do jem krenar, madje do ia tregoj fëmijëve të mi.

Nëse do e dija që situata te Parma do të shkonte në atë mënyrë nuk do e kisha pranuar ofertën, por qëlloi periudhë shumë e keqe edhe nga ana ekonomike se në fund fare ne me këtë profesion mbajmë familjen. Në atë kohë te Parma shkoi president një shqiptar dhe si gjithmonë kur futet një shqiptar… Ishte Rezart Taçi dhe një vit punë i humba të gjitha nga ky personazh. Është djersa jote, ti një për vit punon për atë, pasi në fund edhe karriera e futbollistit është e shkurtër”, është shprehur Andi Lila./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online