Kur futbolli rrjedh në vena! Përse dashurohet Marcelo Bielsa? Mahnit gjithë Anglinë, shkon të drejtojë U-11 e Leeds

Marcelo Bielsa është një prej trajnerëve më të dashur në Angli. Ky është arkitekti që solli Ledds në “Premier League” dhe që zhvillon futbollin për t’u duartrokitur. Trajnerët më të mirë në qarkullim ruajnë vlerësimin më të lartë për Bielsën dhe këtë e kanë shfaqur gjithmonë në deklaratat e tyre. Por përse dashurohet kaq shumë ky teknik? Futbolli rrjedh në venat e Bielsës.

Vetë gjesti i bërë në mbrëmjen e djeshme ka mahnitur gjithë Anglinë. Marcelo nuk preferon pushimet në këto kohë dhe në mbrëmje ka gjetur mundësinë për të shkuar te U-11 e Ledds duke drejtuar seancën stërvitore. Me të njëjtën pasion dhe përkushtim sikur të ishte ekipi i parë janë dhënë leksionet për fëmijët si për të treguar qartazi se këtë trajner nuk e lidh kurrsesi një rrogë me klubin ku ndodhet aktualisht. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online