“Kur duam bëjmë gjëra të mëdha“, Bushi flet pas suksesit në Austri: Kombëtarja A e ka të ardhmen e sigurt

Kombëtarja U-21 bëri krenar të gjithë shqitparët mbrëmjen e djeshme, teksa “gjunjëzoi” bashkëmoshatarët e Austrisë me shifrat e thella 1-5. Një fitore që të mbush plot shpresë për të ardhmen, duke premtuar një brez të artë për kuqezinjtë.

Në një prononcim për “Supersport”, flet edhe trajneri Alban Bushi, që meriton meritat për këtë sukses së bashku me djemtë që ishin të pranishëm në fushën e lojës. Ish-sulmuesi i Kombëtares rrëfen se ajo që bënë lojtarët ishte e pabesueshme, ndërsa premton se Kombëtarja A e ka të ardhmen e sigurt. Madje me këtë kontigjent në të ardhmen nuk do na duhet të synojmë thjesh mbërritjen në një kompeticion madhor, por edhe kalimin e grupeve apo raundeve me eliminim.

“Ishte një fitore e madhe. Na fakt, ne kishim shumë besim se do të fitonim. Megjithëse kishim shumë mungesa, e morëm me optimizëm, sepse nuk kishim çfarë të humbnim. Lojtarët dhanë maksimumin dhe unë dua t’i falënderoj, sepse ajo që bënë ishte e pabesueshme. Kanë vrapuar dhe luftuar shumë. Kur duam, mund të bëjmë gjëra të mëdha. Nganjëherë Shpresa nuk ka marre rezultatet që ka merituar. Por ne kemi dy objektiva: rezultatin dhe të përgatitim lojtarë për Kombëtaren A. Me këtë fitore të madhe u shpërblye puna dhe sakrifica që kemi bërë.

Kombëtarja A e ka të ardhmen të sigurt, do të ketë shumë alternativa. Për 15-20 vitet e ardhshme Shqipëria do të ketë shumë lojtarë cilësore dhe do të pretendojë jo thjesht kualifikimin në finalet e kompeticioneve të mëdha, por edhe kalimin në raunde, përtej fazës së grupeve. Këta janë djem të rinj, inteligjentë dhe më shumë cilësi. Mundohemi transmetojmë dëshirë dhe egon“, ka thënë Alban Bushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online