Erdhi te Shpresat me një debutim ëndrrash, Muçi: Goli kundër Partizanit më shijoi më shumë, Tirana më ka shitur? Ka zëra…

Ernest Muçi është kthyer në një lojtarin e momentit, teksa sa herë shkel në tapetin e gjelbër di si të dërgojë topin në rrjetën kundërshtare. Një emër për tu mbajtur shënim, që edhe pse vetëm 19 vjeç shihet si një nga ata talente që e ardhmja do i buzëqeshë ëmbël.

Me Tiranën ka treguar se mund të jetë një sulmues goli që mund të mbajë edhe i vetëm peshën e sulmit, ndërsa nuhajten e pagabueshme me golin e dëshmoi edhe dje kundër Austrisë U-21 duke tundur rrjetën dy herë. I hedhur nga stoli dhe menjëherë lë shenjë në lojë, duke bërë debutimin e ëndrrave. Në një prononcim për “Supersport“, Muçi tregon golin e preferuar dhe prek gjithashtu edhe temën e së ardhmes.

“Ai gol që i kam shënuar Partizanit më shijoi më shumë, por edhe ky në këtë debutim timin me U-21, ku morën një rezultat historik. Jemi shumë të lumtur, dhamë të gjithë 100% dhe tani të shikojmë ndeshjen me Andorrën.

Në çdo ndeshje mundohem të jap më të mirën, të shënoj gola dhe të shërbej për shokët e skuadrës. Jam shumë i gëzuar që edhe pse e nisa nga stoli prapë shënova dy gola. Më motivojnë që në çdo ndeshje ku trajneri të më japë besimin të arrij të shënoj sërish.

Pas Andorrës nuk e di çfarë do të ndodhë. Kemi edhe ndeshjen me Tiranën në play off, besoj se do ta luaj dhe shpresoj të kualifikohemi. Tirana më ka shitur? Zëra ka, por unë jam i fokusuar te loja dhe ndeshja që do të luaj. Edhe unë pres siç prisni ju”, është shprehur Ernest Muçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online