“Eh, këto vendimet e James”, ish-lojtari i Kolumbisë ironizon për Rodriguez: Iku nga Bayern-i se bënte ftohtë

Kalimi i James Rodrigez te Evertoni në Premier League është bërë një fakt i kryer në media. Kolumbiani nuk ka gjetur hapësira te Reali i Madridit dhe është gati të bashkohet për të 3-tën herë me trajnerin Carlo Ancelotti. Një vendim ky që nuk i pëlqen aspak një ish-futbollisti të Kolumbisë, Faustino Asprilla.

Ky i fundit e sheh si një hap pas këtë transferim, ndërsa në një prononcim për “Blu Radio” nuk nguron edhe të ironizojë me faktin se Rodriguez u largua nga Beyern-i për faktin se ishte shumë ftohtë.

“Eh, këto vendimet e James. Nuk donte të qendronte te Bayern sepse ishte shumë ftohtë, u rikthye te Real Madridi për të ngrohur stolin dhe përfundoi te Evertoni. Mendoj se është më ftohtë në Liverpool. Nuk e kuptoj. I bën gjërat mbrapsht”, ka thënë Faustino Asprilla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online