“Kur drejtoja Skënderbeun, ishte 50% kampion pa nisur Superiorja”! Josa flet për debutimin: Nuk e di se çfarë ndodhi me Laçin…

Laçi ka fituar në debutimin e trajnerit të ri, Mirel Josa. Kurbinasit kanë dominuar kundërshtarin në pjesën më të madhe të lojës, ndërsa ishte dopieta e Guindo që vendosi për suksesin me rezultatin 2-0. Sulmuesi i Laçit ka çaluar gjatë gjithë kohës që në momentin kur u transferua te kurbinasit. Goli i parë i tij do të vinte nga 11-metrat dhe e zhbllokoi disi në aspektin psikologjik.

Ndërkohë në minutën e 65, Guindo futet bukur në zonë dhe dërgoi topin në rrjetën për herë të dytë. Disa raste të rrezikshme janë krijuar edhe nga Lushkja, megjithëse nuk ishte dita e këtij të fundit për të gjetur golin. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Memelli: “E kemi nisur mirë ndeshjen në 30 minutat e para. Jemi spostuar në krahë dhe tentuam të sulmojmë difektet e Laçit. Pak minuta më vonë na u komunikua se VAR nuk punonte, na u kthye në boomerang. Penalltia? Një pjesëtar i Laçit dhe mik imi më tha se nuk ishte penallti rasti. Futbolli nuk është balet. Jemi më të dëmtuarit, por nuk mund të na e marrin për dobësi. Nuk po kalojmë një moment të mirë. Nuk kam qenë asnjëherë skllav i punës time”.

Mirel Josa: “Ndeshjet e kampionatit shqiptar i kam ndjekur pasi kam qenë i ftuar edhe në studio. Debutimi ndaj Skënderbeut? Nuk kam qenë shumë larg dhe prandaj nuk ishte problem. Kam qenë entuziast për këtë rikthim. Por sigurisht që dalin probleme negative dhe gjëra pozitive kur hyn brenda në skuadër. Ne do të luftojmë për të ndrequr gabimet që ka bërë ekipi deri tani. Laçi kishte fytyrë tjetër në Europë dhe tjetër në nisje të kampionatit. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por dua të punoj në mënyrën time. Skënderbeu në kohën time ishte 50% kampion që kur niste kampionati”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *