“Kur do marrin fund këto lojëra?!”, tërbohen te Shkupi

Edhe pse presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, tashmë është një shqiptar, Muhamed Sejdini, sjellja e klubeve maqedonase karshi atyre shqiptare vazhdon të jetë e njëjtë. Sa herë është e nevojshme ato gjejnë mënyrën për të luftuar me “armë” të pabarabarta.

Klubi i Rabotniçkit, duke qenë se luan një ndeshje vendimtare për Europën me Shkupin, ka njoftuar klubit bardhekaltër dhe federatën se nuk mund të marrë përsipër sigurinë në këtë ndeshje në rast se do të ketë tifozë të Shkupit. Kjo nuk është pritur aspak mirë dhe reagimi ka qenë i menjëhershëm.

REAGIMI I SHKUPIT – Në prag të ndeshjes së fundit të sezonit 2018/19, kur ekipi ynë është mysafire e KF Rabotniçkit. Të gjitha ndeshjet që deri më sot i kemi luajtur kundër ekipit të Rabotniçkit nuk ka pasur asnjë incident nga tifo grupi ynë “Shvercerat” dhe pikërisht kjo ka qenë një nga shkaqet që të jemi të mirëpritur në stadiumin e Qytetit, tani të ribrenduar të “Todor Proeski”.

Mirëpo nga radhët e skuadrës së Rabotniçkit, si duket është shfaqur një panik i pakuptimtë dhe i pa bazuar. Rabotniçki, si organizator i ndeshjes dhe si nikoqir i përballjes me Shkupin, ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut që të mos pranojnë tifozë mysafirë, me arsyetim që t’iu shmangen çfarë do lloj dëmi që mund të bëhet nga ana e tifo-grupeve në stadium, pasi nuk garantojnë dhe nuk kanë mundësi të sigurojnë për ta ruajtur gjendjen momentale të arenës “Todor Proeski”, ndërsa për të njëjtën kanë dërguar njoftuar përmes postës elektronike edhe klubin tonë.

E potencojmë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në përballjet Rabotniçki – Shkupi, pasi në të gjitha udhëtimet me “romantikët”, ekipi ynë ka luajtur me mbështetjen e tifozëve dhe nuk ka pasur asnjë problem dhe as incident, e lëre më të kishte pasur ndonjë dëmtim të stadiumit apo të tribunës.

Andaj bëjmë pyesim të gjitha instancat e futbollit në Maqedoninë e Veriut, se kur do të marrin fund këto lojëra, se kur do të luajmë futboll për tifozët. Përkujtojmë se ndeshja Rabotniçki – Shkupi luhet të dielën nga ora 16:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online