“Kur bëja mirë isha norvegjez, kur bëja keq isha shqiptar”, rrëfimi i Berishës: Të gjithë refugjatët shiptar luanim të shtunave

Valon Berisha po kalon një moment të mirë te Reims në Ligue 1 të Francës, ku është kthyer në një element kyç për skuadrën e tij. Këtë e pranon edhe vetë mesfushori shqiptar, teksa në një intervistë të dhënë për “SoFoot“ thekson se ishte pikërisht fakti se do të merrte rol thelbësor në ekip arsyeja pse pranoi të firmoste për Reims. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës rrëfen më tej edhe të shkuarën e tij, teksa fëmijërië e ka kaluar në Norvegji, shtet të cilin e falenderon për mundësitë që i dha, megjithëse as aty nuk mungonin diferencimet.

Ku keni filluar të luani futboll? Sepse kur shikon stilin tuaj të lojës, mund të ndjehet ndikimi i futbollit në rrugë.

“Unë kam bërë shumë futsal, sepse më pëlqen ky futboll në rrugë. Në Norvegji ka shumë fusha të vogla futbolli ose struktura të mbyllura dhe unë shkoja atje çdo ditë. Aty mësova të mendoj, të evoluoj në hapësira të vogla dhe ta bëj lojën time atë që është sot. Në futsal, duhet të mendoni shpejt, sepse sipërfaqja është më e vogël dhe keni më pak kohë për të marrë një vendim. Çdo të shtunë, refugjatët shqiptarë mblidheshin për të luajtur në një kompleks të vogël. Isha shumë i ri, por kurrë nuk kam munguar në ndeshjet e tyre. Kur u rrita pak, ata më lanë të luaja me ta, dhe kjo më bëri të bëhem më i fortë, i ashpër. Mendoj se nëse luan mirë në hapësira të vogla, ke mundësi pafund kur ato bëhen më të mëdha”.

Siç ju tregoni, edhe pse keni lindur në Malmö, Suedi, ishte në Norvegji që u rritët. A mund të na flisni pak për fëmijërinë tuaj kur keni ardhur nga një familje refugjate kosovare?

“Nuk ishte gjithmonë e lehtë, por Norvegjia është një vend që ndihmon shumë refugjatët. Ata bëjnë shumë për të integruar të huajt në shoqërinë e tyre edhe nëse, kur të arrini, gjithmonë ka pak diferenca. Unë jam shqiptar, ata janë norvegjezë, varet nga ju që të tregoni se kush jeni në të vërtetë. Dallimi i parë në perceptimin dhe trajtimin që mund të dalloja midis një norvegjezi dhe një të huaj ishte në futboll. Nëse po bëja diçka si duhet, do të isha “Norvegjez”. Po të isha përfshirë në një përleshje, do të isha “shqiptar”.

Por është e tillë kudo dhe jo vetëm në Norvegji. Në të gjitha vendet, dhe është e njëjta gjë këtu në Francë, nëse bëni diçka të mirë ose të rëndësishme, përfshiheni në shoqëri dhe konsideroheni si francezë. Por nëse diçka e keqe ndodh për fajin tënd, “Ai është ky djalë që vjen nga një vend i tillë, i cili është nga filan origjinë …” Në një farë mënyre, ajo më forcoi dhe më përgatiti të bëhesha ai që jam sot Por për fëmijët e tjerë refugjatë të moshës sime që i njihja, nuk ishte gjithmonë e lehtë”.

Mund të flisni për luftën me prindërit tuaj?

“Sigurisht. Në Norvegji, ne morëm kanale shqiptare, kështu që mund të shihnim se çfarë po ndodhte atje … Ishte e vështirë të dihej kjo dhe sidomos të shihje në TV se çfarë po ndodhte atje ndërsa e dinit që keni familje në këtë zonë të shkatërruar nga lufta. Isha shumë i ri, por duke parë babanë tim duke qarë para lajmit, ato janë momentet që të lënë shenjë. Ajo që mbetet në mendjen time është hera e parë që u kthyem në fshatin tim, Kunushec, në jug të kryeqytetit Prishtinë. Ky vend, ku jetojmë edhe sot, është një lloj kopshti sekret ku ndihem më i lirë. Pas luftës gjithçka u shkatërrua dhe ne shkuam atje për të rindërtuar shtëpinë e familjes e cila ishte shkatërruar plotësisht. Në këtë moment, unë isha tetë apo nëntë vjeç dhe isha vetëm i lumtur që isha në gjendje të ndihmoja në riparimin e shtëpisë me punëtorët… Jam më i lumtur duke e bërë të lumtur dikë tjetër sesa të blej vetes një makinë të shtrenjtë”, ka thënë ndër të tjera Valon Berisha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online