“Kuqezinjtë me 12 lojtarë në fushë“, Ylli Aga zbulon interesin e jashtëzakonshëm: Janë shitur afro 20 mijë bileta ndaj Polonisë

Kombëtaren shqiptare e presin dy përballje me vlerën e finaleve kundër Hungarisë dhe Polonisë. Ndaj këtyre të fundit vendoset edhe fati i grupit I sa i përket vendit të dytë që të siguron një biletë për në “play off” të Kupës së Botës. Gazetari i njohur, Ylli Aga, zbulon në një intervistë për “GazetaBlic Sport” se interesi për duelin me polakët është i jashtëzakonshëm. Kur jemi ende 5 ditë larg sfidës, janë shitur plot 20 mijë bileta, duke premtuar një spektakël të vërtetë nga tifozët kuqezi në tribunat e “Air Albania“.

“Kombëtarja e Shqipërisë ka para dy ndeshje të rëndësishme, sepse ka punuar dhe luftuar për të mbërritur në këtë pikë, që të duken të tilla. Me përjashtim të humbjes në Poloni fushata eleminatore e kuqezinjve ka qenë perfekte. Ndeshjet mbërrijne në momentin e duhur, pasi dalloj që skuadra ka fituar mjaftueshëm vetëbesim, ka cilesinë e mjaftueshme për të tentuar maksimumin, ose minimalisht për t’i luajtur të gjitha shanset e tyre. Keqardhja e vetme janë mungesat e Abrashit dhe Laçit, që mund të jepnin kontributin e tyre në këto ndeshje praktikisht finale për renditjen përfundimtare në grup.

Për fat të mirë, ecuria pozitive e kombëtares ka bërë bashkë sërish të gjithë faktorët perreth saj. Konfirmimi për këtë është lejimi i hyrjes së tifozëve në kapacitetin maksimal të stadiumit “Air Albania”. Interesimi i tifozëve është shumë i lartë. Ende pa u luajtur ndeshja në Hungari, janë shitur afro 20 mijë bileta, që për pak orë do jemi në situatën “sold out”. E sigurtë që atmosfera e krijuar dhe entuziasmi i tifozëve do të krijojnë ndjesinë se ndaj Levandovski and co, kuqezinjtë do jenë praktikisht me 12 lojtarë në fushë.

Çështja e kualifikimit? Është shumë e bukur për ta dëgjuar, imagjinoni të bëhet realitet. Llogaritë janë të veshtira dhe të ndërlikuara, pasi renditja në vendin e dyte në grup do të konsiderohej një mrekulli, por kur kujton se do te duhet të kalojmë me sukses edhe dy ture ‘play-off’ zhvendosemi në kufinjtë e të pamundurës”, ka thënë Ylli Aga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online