Për herë të parë në vitet e fundit asnjë nga 5 ndeshjet e luajtura në Shqipëri nuk ka prodhuar qoftë dhe problematikën më të vogël
Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit thanë jo pa kënaqësi që këtë verë asnjë klub shqiptar nuk ka marrë ende asnjë euro gjobë nga UEFA për mbarëvajtjen e takimeve të luajtura në vendin tonë gjatë Champions dhe Europa League-s. Partizani, Kukësi dhe tre herë Skëndërbeu, si drejtuesit dhe mbi të gjitha tifozët kanë treguar një nivel të lartë pjekurie duke mos ndëshkuar financiarisht klubet e tyre.
Në të shkuarën gjatë çdo vere europiane ka pasur gjoba të konsiderueshme për shumicën e klubeve, kulmi arriti në 2015 me ndeshjen mes Kukësi dhe Legias që u ndërprere dhe u humb madje 0-3 në tavolinë.