Kupa stopon miqësoret, merkato e së Parës me sy e veshë nga “braktisjet” e fundit!

Java e kaluar zhurmoi me shumë ndeshje miqësore, ndërkohë që kjo javë ka nisur me lajme nga merkato në skuadrat e Kategorisë së Parë. Duke ju referuar njoftimeve të klubeve, janë vetëm dy emra të zyrtarizuar nga dita e hënë, ndërsa kjo javë po i përkushtohet më shumë përgatitjeve dhe merkatos, teksa miqësoret duken më të rralla.

Kështu, nga skuadrat e Kategorisë së Parë, sot dhe nesër luajnë në ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë: Besëlidhja, Egnatia, Vllaznia, Apolonia, Bylisi dhe Lushnja, takime këto që sipas formulës së Kupës luhen të gjitha në fushat e tyre. Duke qenë se skuadrat vijnë në këto sfida pas përgatitjeve dimërore, merkatos që kanë bërë e ndeshjeve miqësore që kanë zhvilluar, në këto përballje mund priten edhe surpriza.

Në dy ditët e para të kësaj jave, 21 dhe 22 janar, janë bërë dy lëvizje në merkato. Egnatia ka marrë sulmuesin Xhulio Mirani, ndërsa Iliria e Fushë Krujës ka firmosur me mesfushorin Skënder Lilaj. Por mundet që të kemi në këto limite më shumë të kemi merkato të atyre futbollistëve që nuk janë “rehatuar” në skuadrat ku i kanë mbyllur 14 javët e para të këtij sezoni.

Kjo është situata që skuadrat e Kategorisë së Parë kanë pas tri javë përgatitje në muajin janar 2019, ndërkohë që kampionati rinis në datën 2 shkurt 2019 me ndeshjet e javës së 15-të.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online