Kupa Pavarësia, Tirana shkon në Korçë

Vetëm një ditë para sfidës së Kupës së Shqipërisë kundrë Vllaznisë, Tirana do të marrë pjesë në Kupën Pavarësia, turne miqësor i përvitshëm, që ka mbërritur tashmë në edicionin e nëntë.

Sipas traditës, ky kompeticion zhvillohej në Vlorë, por vitet e fundit ka xhiruar nëpër Shqipëri (ndeshje nga 45 minuta, gjysmëfinale e finale).

Është hedhur edh shorti për “Kupën Pavarësia”, që do të zhvillohet të martën prej orës 11:00 në stadiumin e Korçës dhe organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në edicionin e kaluar kampion u shpall ekipi i Kukësit pasi mposhti në finale Prishtinën.

Goglat kanë vënë përballë Tiranën me Strugën dhe Lirinë me Otrantin e Ulqinit. Tirana merr pjesë me të rinjtë, duke pasur mendjen te kupa, ndaj është e qartë që Kupa Pavarësia humbet shumë nga vlera e saj, pasi bie serioziteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online