Kupa Pavarësia, në Korçë feston Struga e Nijas Lenës

Si çdo vit, për festat ë nëntorit, FSHF organizon “Kupën Pavarësia”, ku marrin pjesë 4 ekipe. Skënderbeu, 2 Korriku i Prishtinës, Otrant i Ulqinit dhe Strga nga Maqedonia diskutuan ditën e sotme në Korçë këtë trofe simbolik.

Ka qenë skuadra e Strugës që ka arritur që ta fitojë për të dytin edicion radhazi këtë trofe. Skuadra shqiptare, që luan në ligën e dytë maqedonase ka triumfuar minimalisht në finale me skuadrën e Otrantit nga Ulqini. Finalja u vendos nga një gol në minutën e 8-të të takimit, nga sulmuesi Altin Lloga.

Në gjysmëfinale, skuadra e Strugës mundi Skënderbeun me rezultatin minimal 1-0 me golin e  Agon Hajredinit, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë ishte Otranti që kaloi në finale vetëm falë 11-metërshave kundër 2 Korrikut.

Mesfushori Nijas Lena (U shpall lojtari i Turneut) dhe Gjergji Muzaka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *