Është bërë traditë që çdo vit, më datën 28 nëntor në vendin tonë të organizohet Kupa Pavarësia. Do të jetë qyteti i Korçës që do të mirëpresë katër skuadra, që do të garojnë për trofeun simbolik.
Pjesëmarrës në këtë garë do të jetë Skënderbeu, 2 Korriku nga Prishtina, Struga nga Maqedonia dhe Otranto nga Mali i Zi. Një organizmin i FSHF-së për festat e nëntorit. Si zakonisht drejtuesit bashkohen një natë para në qytetin ku organizohet ky kompeticion, për të mësuar dhe shortin.
Skënderbeu do të ndeshet me Strugën, ndërsa Otranto do të përballet me 2 korrikun. Kujtojmë që një ndeshje zgjat 45 minuta dhe skuadrat fituese ndeshen në një finale që zgjat po 45 minuta. Ndeshjet do të nisin në orën 11:00 dhe hyrja do të jetë e lirë.