Kupa “gërvisht” e para pjesën e dytë të sezonit, turi i dytë luhet në dy ditë

Kjo javë do të jetë edhe si një barometër për përgatitjet e skuadrave gjatë muajit janar, njëherësh edhe për merkatot që ato kanë bërë në këtë periudhë dimërore. Takimet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë do të nisin nesër me dy sfida, ku në Grupin A eliminator Besëlidhja e Kategorisë së Parë pret Skënderbeun Kampion në fuqi të Superiores, ndërsa në Krujë, Kastrioti i vendit të fundit pret Partizanin kryesues në 18 javët e Kategorisë Superiore.

Ky tur bëhet edhe më shumë interesant me ndeshjet e tij, jo vetëm se përballë janë vënë skuadra të Kategorisë Superiore me ato të Kategorisë së Parë që kanë diferenca mes tyre, por edhe për faktin se të gjitha skuadrat vijnë pas përgatitjeve që kanë bërë në tri javët e para të muajit janar 2019, njëherësh edhe pas merkatos që ato kanë zhvilluar në këtë periudhë.

Ndeshjet e tjera luhen ditën e mërkurë 23 janar 2019, ku në Grupin A, Vllaznia pret Kamzën dhe Egnatia-Luftëtarin, dy përballje me histori dhe realitete të ndryshme. Ndeshjet e Grupit B eliminator luhen të gjitha ditën e mërkurë, ku sfida Tirana-Flamurtari veçohet si më delikatja, për vetë situatën që këto skuadra kanë kaluar gjatë përgatitjeve të muajit janar. Në tri ndeshjet e tjera, Kukësi, Laçi e Teuta shikohen si favoritë ndaj Apolonisë, Bylisit e Lushnjes.

Të gjitha takimet do të nisin në orën 14:00.

AGRON KAJA

 

KUPA E SHQIPËRISË
Ndeshjet-Turi i Dytë

GRUPI A
Datë 22 janar 2019
Besëlidhja-Skënderbeu 14:00
Kastrioti-Partizani          14:00
Datë 23 janar 2019
Egnatia-Luftëtari            14:00
Vllaznia-Kamza               14:00

GRUPI B
Datë 23 janar 2019
Apolonia-Kukësi           14:00
Bylis-Laçi                       14:00
Lushnja-Teuta              14:00
Tirana-Flamurtari        17:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *