Kupa fat për kuqezinjtë, Guri rikthehet të shënojë

Sidrit Guri, i cili aktivizohet në Belgjikë është rikthyer të shënojë, teksa Ostende luan në transfertë ndaj Muskronit të Mërgim Vojvodës. Sulmuesi shkodran ka shënuar golin e dytë, ku i dha avantazhin për pak minuta ekipit të tij, pasi vendasit barazuan përsëri shifrat në 2-2 brenda pak sekondash.

Koha e rregullt e sfidës është mbyllur në barazim 2-2 dhe tashmë do të duhet koha shtesë, ndoshta dhe goditja e 11-metërshave për të mësuar se kush do të kalojë më tej. Ndeshja është e vlefshme për turin e 1/8-ave të kupës së Belgjikës.

Ky është goli i dytë për sulmuesin tonë në kupën e Belgjikës, pas golin të shënuar në fitoren 1-3 ndaj Hogstraten. Kujtojmë, Sidrit Guri u transferua nga Kukësi te Ostende verën e këtij viti. Duket se kupa sjell fat për lojtarët kuqezinj, teksa një ditë më parë, ishte Sokol Cikalleshi që shënoi për Gëztepen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online