“Kupa e Botës? Vitrinë e mirë, por e vështirë për ne“, Duka vlerëson Hysajn në Itali: Kishte personalitet që 18 vjeç

Armand Duka ka folur ditën e ndeshje për “Radio Kiss Kiss Napoli“, ku ka komentuar mbi Botërorin e ardhshëm që do të mbahet në Katar dhe shanset që Shqipëria ka për të mbërritur aty. Gjithashtu është ndalur edhe te Hysaj, për të cilin nuk sheh arsye përse të largohet nga Napoli, pasi mund të bëjë ende mirë aty. Kreu i FSHF-së vë theksin te fakti se mbrojtësi shqiptar ka pasur personalitet që në moshën 18-vjeçare, kur edhe nisi karrierën e tij profesioniste.

“Kupa e Botës është një vitrinë e mirë, por nuk do të jetë e lehtë për Shqipërinë të shkojë atje. Ne jemi një ekip mesatar, ndërsa në grup kemi Anglinë, një skuadër e madhe. Do të përballemi me ta këtu në Shqipëri. Hungaria gjithashtu është një ekip i mirë.

Hysaj? Shpresoj të qendrojë me të kaltrit. Ai ka bërë gjithmonë mirë në Napoli dhe nuk shoh arsye përse nuk duhet të vazhdojë. Është një lojtar që për mendimin e tij mund të bëjë ende mirë. Ai ka pasur personalitet që në fillim të karrierës së tij. Që 18 vjeç dukej sikur kishte shumë eksperiencë, ndërsa sot është përmirësuar edhe më shumë. Ndoshta e ka ndihmuar edhe fakti i të qenurit kapiten i Shqipërisë“, ka deklaruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online