VIDEO/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut tund rrjetën në Europa League, i shënon Romës së Marash Kumbullës

CSKA e Sofies ka shkuar në dhomat e zhveshjes në pushimin mes pjesëve në avantazh ndaj Romës, ku luan edhe Marash Kumbulla. Bullgarët udhëheqin me shifrat 2-1 kundër italianëve, ndërsa goli i dytë mban firmën e Ali Sowe. Ish-sulmuesi i Skënderbeut ka tundur kështu rrjetë në Europa League, teksa brenda zone mposht portierin kundërshtar.

Në tetativë për t’i larguar topin, një prej mbrojtësve të Romës e dërgon sferën në këmbët e Gefferson, i cili shfrytëzon hapësirën boshe në prapavijë dhe nxjerr kështu Sowe përballë portës, nga ku futbollisti nga Gambia nuk gabon të shënojë. Ky ishte goli i parë për ish-lojtari ne Superiores në fazën e grupeve të Europa League, ndërsa në rrugëtimin e tureve eliminatore të këtij kompeticion ka dhënë kontributin e tij për skuadrën me golat e realizuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Futbol1218/status/1337103881336201219

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online