Barcelona u mund 2-1 në vajtje ndaj Levantes në Kupën e Mbretit dhe mori 2 leksione të mëdha: formacioni titullar nuk duhet mbushur me rezerva e të rinj dhe këta të rinj duhen parë mirë a lejohen të luajnë.
Në Valencia Barcelona hodhi në fushë edhe një lojtar të ri, Çumi, i cili në ndeshjen paraardhëse me Barcelonën B kishte marrë karton të verdhë dhe kishte një ndeshje pezullim për të shlyer.
Pa e vrarë mendjen, Barcelona e hodhi në fushë në kupë, por tani zbulohet se mund të ketë gabuar, sepse klubi mendonte se futbollisti do të mungonte në ndeshjen pasuese në kampionatin e ekipit B. Levante do të bëjë kërkesë për kualifikim në tavolinë, edhe pse Barça pretendon se lojtari lejohej të luante, ndërsa Federata Spanjolle do të vihet në punë vetëm pasi të marrë ankimimin e Levantes.
Ndërkohë, në fushë Barça triumfoi 3-0 në kthimin e ndeshjes së kupës. Këtë radhë Valverde nuk u mor me eksperimente dhe hodhi në fushë thuajse gjithë titullarët, përfshirë Leo Mesin.
https://twitter.com/LMStuffMedia/status/1086007186160009216?s=19
https://twitter.com/FootbaIIGoaIs/status/1086008752258596865?s=19
Gjeniu argjentinas dhuroi spektakël, si zakonisht, me gol (në pjesën e dytë) dhe 2 asiste, ndërsa Dembele shënoi 2 herë në harkun e një minute në pjesën e parë dhe ishte në mbrëmje perfekte, duke bërë gjeste teknike fantastike.
#Barcelona 3:0 #Levante | #CopadelRey | Round of 16 | #Messi, 54#BarcaLevante
via @VideoGoals_HD pic.twitter.com/IzCiSpWYpl— via @VideoGoals_HD (@viagoals) January 17, 2019
ESPANJOL – Nëse Barcelona është në ankth, ekipi tjetër i qytetit, Espanjoli, festoi sot kualifikimin me një fitore 3-1 ndaj Vijarealit.
Ndeshje e shkëlqyer për Espanjolin, dominues në lojë dhe gjithnjë përpara, falë golit të Piatit dhe 2 golave nga Iglesias.
¡Sí, @p_piatti! ¡Estamos en cuartos! ??
Boooona feina, equip! ???
? Foto patrocinada: @casanovafoto #RCDE | #Volem | #EspanyoldeBarcelona | #EspanyolVillarreal pic.twitter.com/0HAqoU2Q5A
— RCD Espanyol (@RCDEspanyol) January 17, 2019