Ndeshja e dytë e turit të parë kualifikues të Europa League mes Luftëtarit dhe Ventspils. Ndeshja e zhvilluar në 19 korrik përfundoi në shifrat 3-3, por kualifikimi ishte mbyllur që në ndeshjen e parë, pasi skuadra nga Letonia kishte fituar në me rezultatin e thellë 5-0.
UEFA ka vendosur një standard të ri, me Shqipërinë që e di më mirë se kushdo tjetër se tani se mund të dënohesh edhe nga luhatja e koeficienteve, për shkak se Skënderbeu e ka pësuar tani dhe është përjashtuar për 10 vite nga Kupat e Europës. Luftëtari duket se nuk e ka kuptuar se sa serioze është kjo situatë, por tani UEFA ka një hetim të hapur dhe po vëzhgon me shumë kujdes situatën. Ajo që “SportEkspres.com” kishte lajmëruar që në verë rezulton të jetë e vërtetë, pasi gjirokastritët nuk kanë marrë të ardhurat që i takojnë nga pjesëmarrja në Kupat e Europës.
https://www.youtube.com/watch?v=SzTxhWh8FXE
Nëse për ndeshjen e parë nuk mund të flasë askush, pasi gjithçka ishte e rregullt sa i përket koeficienteve, takimi i dytë ishte vërtetë komik për këtë pjesë. Nëse kthemi pak pas në kohë, shohim se Luftëtari ishte favorit në fillimin e ndeshjes, saktësisht 2.2, por më pas nisën që të luheshin shuma të mëdha për miqtë. Pa arritur çerek ore lojë, fitorja e miqve shkoi në 1.5 nga 2.8 që ishte në fillim. Edhe pse skuadra bluzi e gjeti golin, sërish ishte favorit ekipi udhëtues. U tha u bë, letonezët përmbysën gjithçka që në pjesën e parë.
Një tjetër bast i preferuar ishte ai me gola lart, teksa basti që skuadra e Ventpsils shënonte golin e gjashtë ishte 1.7 deri në 1.8, goli i Luftëtarit kuotohej me 19-të. Keqardhje që një tjetër skuadër shqiptare përfundon në hetim nga UEFA, pasi kjo njollos të gjithë futbollin shqiptar.