Kundërshtari i Tiranës nis kampionatin në Bosnje Hercegovinë, mundet me përmbysje në shtëpi

Zrinjski ka nisur kampionatin në Bosnje Hercegovinë pas fitores së arritur me Tiranën në Shqipëri. Por këtë herë gjërat nuk kanë shkuar sipas planit për kampionët e Bosnjes. Asgjë më shumë sesa një humbje e marrë nuk kanë arritur dot pas 90 minutave, kundër Zeljezincar, 1-2.

Vendasit shënuan të parët në minutën e 36 me anë të Bilbija. Rezultati do të barazohej në të 64 me Gasal, ndërsa kartoni i kuq i marrë nga Zrinjski në të 81, bëri që miqtë ta shfrytëzonin situatën për të shënuar edhe golin e dytë. Një sinjal i mirë ky për bardheblutë që pas pak ditësh do të luajnë shansin e fundit në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *