Kundër rrymës, presidenti i Steauas është epik edhe për komentin ndaj Putin: Ju keni frikë nga luf.ta? Rusët nuk po marrin dot Kievin, jo më Europën

Presidenti i Steauas, Gigi Becali, është gjithmonë i veçantë me komentet që bënë rreth situatave të caktuara. Këtë herë numri një i ekipit rumun është ndalur te l.ufta në Ukrainë. Teksa e gjithë bota është nën ankthin dhe presionin psikologjik të Putin, Becali e sheh ndryshe gjithë situatën.

“Unë nuk kam frikë nga l.ufta sepse nuk ndjek Zelensky dhe Putin, unë ndjek Krishtin. Ai thotë se do të ketë lu.ftëra, por nuk do të jetë fundi. Askush nuk do të hedh një bo.mbë bërthamore vetëm se ne kemi frikë nëse hidhet. Pse duhet të kemi frikë ne nga Rusia kur ata nuk shkatërruan dot Kievin, një qytet?

Si mund ta shkatërrojnë ata Europën e mbrojtur nga NATO? Nuk do të ketë një l.uftë të tillë. Kushdo që do të hedh një të tillë, do të shkatërrojë edhe veten e tij. E di se çdo gjë bëhet për para, për shkakun e pasurisë së madhe që ka Ukraina”, tha Becali. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online