Kumbulla me mision për të ndalur Interin dhe derbi shqiptarësh në Serie A, ja legjionarët që zbresin sot në fushë

Dita e sotme rikthen përsëri në fushë legjionarët shqiptar. Ndër ata që spikasin janë lojtarët që luajnë në Serinë A. Roma e Zhoze Murinjos do të përballet në orën 18:00 me Interin. Kumbulla do të ketë misionin e vështirë për të ndalu zikaltrit, të cilët dëshirojnë vetëm fitoren për të përparuar në garën drejt titullit kampion.

Ndërkohë, ndeshja mes Torinos dhe Specias pritet të rezervojë një derbi shqiptarësh. Në njërin krahë në portë qendron Etrit Berisha, ndërsa në krahun tjetër është Rei Manaj ai që do të përpiqet me të gjitha forcat të tundë rrjetën. Gjithashtu, Gjimshiti është  rekuperuar nga dëmtimi në shpatull dhe tashmë është gati në zbresë në fushë përballë Venecias.

Ndërkaq, Vrioni ka mundësinë të përmirësojë statistikat e tij në Austri, teksa skuadra e tij do të ndeshet me Riedin. Në Gjermani Gjasula do të ketë përballë Sankt Paulin, ndaj të cilit ka shansin të rrëmbejë vendin e tretë, i cili të siguron një vend për në “play off” për t’u ngjitur në Bundesligë./Sport Ekspres/

Ndeshjet e legjionarëve:

Serie A

15:00 Torino – Specia

15:00 Venecia – Atalanta

18:00 Inter – Roma

Austri

17:00 Tirol – Ried

Bundesliga 2

20:30 St. Pauli – Darmshtadt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *