Kumbulla është mbrojtësi i tretë më i mirë në Serie A, lojtari shqiptar i tregon me statistika Murinjos se gabohet

Marash Kumbulla nuk po kalon një sezon të qetë te Roma. Futbollisti shqiptar nuk ka qenë në planet e Murinjos dhe ky i fundit e ka bërë të ditur një fakt të tillë. Turpërimi kundër Bodo/Glimtit dukej se ishte momenti i lamtumirës për 20-vjeçarin, por duket se gjërat po ndryshojnë.

Murinjo bëri prapakthehu dhe i ka dhënë disa mundësi Kumbullës në Serie A, të cilat mbrojtësi i Kombëtares kuqezi i ka shfrytëzuar më së miri. Marashi po i tregon trajnerit portugez me statistika se gabohet në gjykimin që ka për të.

CIES ka analizuar të dhënat e OptaPro dhe ka bërë renditjen e lojtarëve më të mirë në 5 ligat kryesore të Europës. Sa i përket Serisë A, Kumbulla rendet si mbrojtësi i tretë më i mirë për paraqitjet e bëra në muajin e fundit. Sipër tij qendrojnë vetëm Demiral dhe Palomino. Ndërkohë në top 10-shen ka vend edhe për Berat Gjimshitin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online