Brenda javës pritet shtrimi i tapetit, FSHF njofton ecurinë e punimeve në investimin në “Niko Dovana”

Federata Shqiptare e Futbollit po i kushton vëmendje infrastrukturës në futbollin shqiptar e si rrjedhojë ka nisur 12 projekte paralele në gjithë vendin. Pas përfundimit të investimit në stadiumin e Kukësit apo edhe në atë “Tofik Jashari“, tashmë FSHF tregon ecurinë në projektin e radhës, atë në stadiumin “Niko Dovana“. Qeveria shqiptare e futbollit bën me dije përmes faqes zyrtare se punimet po vijojnë me ritëm intensive, ndërsa deri në këtë moment kanë përfunduar rinovimi i dranazhimit të fushës, rinovimi i sistemit të vaditjes dhe brenda javës pritet shtrimi i tapetit me bar natyral.

““Niko Dovana“ është investimi i radhës i FSHF-së. Vazhdojnë me ritëm intensiv punimet në fushën e stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit, një investim i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ka mbaruar rinovimi i gjithë dranazhimit të fushës, është rinovuar sistemi i vaditjes, teksa janë finalizuar shtresat e bazamentit dhe pritet shtrimi i tapetit të barit natyral brenda një jave. Tjetër investim i rëndësishëm për infrastrukturën e futbollit shqiptar”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online