“Kumbulla është gati për ekip të madh”, trajneri i Veronës kërkon të nxjerrë ish-ekipin nga Seria A

Trajneri i Veronës, Juric, kërkon të nxjerrë nga Seria A ish-ekipin ku ka qenë më herët pjesë. Kjo pasi do të ketë një përballje ndaj Xhenoas dhe nëse këta të fundit nuk do të mundet të fitojnë, e bashkangjitur me triumfin në ndeshjen e fundit të Leçes, përkëthehet në rënien në Serinë B. Juriç është shprehur se do të kërkojë me patjetër fitoren pavarësisht të shkuarës, ndërsa nuk mund të mungonte edhe vlerësimi për Kumbullën.

“Kumbulla është gati për të kaluar një ekip të madh, edhe pse do të më pëlqente që të qendronte edhe një vit tjetër. Amrabat është shumë i fuqishëm, ndërsa Veloso ka gjithë inteligjencën. Të dielën do të luajmë dhe kërkojmë fitoren ndaj Xhenoas. Vendi i tetë në renditje do të na pëlqente shumë për ta marrë. Kam qenë më herët te Genoa? Kjo mënyrë e të menduarit është e shëmtuar dhe e bezdisshme për njerëzit e ndershëm. Jashtë vendit dhe në sporte të tjera, as që mendohen këto gjëra”, ka thënë Juric. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online