“Kumbulla do të kthehet”/ Murinjo e konfirmon, mbrojtësi shqiptar pranë paraqitjes së 50 me fanellën e Romës

Marash Kumbulla është rritur së tepërmi muajt e fundit, ku nga një i padëshiruar është shndërruar në një titullar të Murinjos. Mbrëmjen e nesërme Roma përballet me Viteshen në sfidën e vlefshme për Ligën e Konferencës, ndërsa vetë trajneri portagez konfirmon kthimin e mbrojtësit shqiptar në dispozicion të tij. Kjo do të jetë paraqitja e 50 e Kumbullës me fanellën e Romës. Ndërkohë Murinjo është pyetur gjithashtu nëse do të pushojë Zaniolo për duelin e nesërm, por “special one” nuk ka parë asnjë arsye për një mungesë të tillë.

“Pse Zaniolo? Ai tashmë ka pushuar për 25 minuta në Holandë. Pse duhet të pushojë? Ai nuk kthehet … Pse jo Rui Patricio apo dikush tjetër? Zaniolo është mirë. Krahasuar me Udinen nuk do të ketë Mancini. dhe Sergio Oliveira (i skualifikuar, red.), ndërsa Kumbulla dhe Mkhitaryan do të kthehen”, ka thënë Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online