Kullira-Bella, dy alternativa për mbrojtjen e Bylisit

Bylisi ka afruar gjatë javës së shkuar edhe dy mbrojtës në momentet e fundit dhe bëhet fjalë për shqiptarin Aldo Kullira, i cili ka luajtur në ligëta e ulëta të futbollit grek dhe gjatë verës ka ardhur për t’u provuar te Skënderbeu. Kullira, aktualisht është 23 vjeç dhe në ndeshjen ndaj Shkumbinit bëri një paraqitje të mirë. Në mungesë të kamerunasit Samnda i cili u dëmtua, ballshiotët i besuan një vend titullari lojtarit Aldo Kullira. Kullira gjatë 90-minutave bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke treguar stabilitet, por edhe vëmendje në të gjitha aksionet dhe thuajse u bë i pakalueshëm nga sulmuesit peqinas.

BELLA – Tjetri është mbrojtësi Aldo Bella, i cili ka eksperiencë në Kategorinë e Parë, pasi ka luajtur me disa skuadra. Bella, vjet ishte pjesë e ekipit të Tomorit të Beratit. Më parë, ai ka luajtur edhe me verdheblutë e Elbasanit, Turbinën, Gramshin dhe Pogradecin në të Parën. Aldo Bella, në ndeshjen ndaj Shkumbinit nuk ishte në 18-she, ndërsa ka filluar që të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës këtë javë dhe do të jetë trajneri Bledar Devolli, ai i cili do të vendosë për ndeshjen e radhës nëse do e grumbullojë mbrojtësin, duke parë edhe formën e tij, duke qenë se ka ardhur në ditët e fundit të merkatos. Me këto dy afrime, skuadra ballshiote është konsoliduar jo pak, duke plotësuar organikën me kualitete, ndërkohë që edhe konkurrenca nuk mungon, jo vetëm në 11-shen e parë, por edhe në 11-she.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online