Kritika të forta te Vllaznia, Lika premton autokritikën

Gati një orë e gjysmë analizë, ku drejtuesit ishin jo pak të pakënaqur me ekipin. Kapiteni ka një premtim për tifozët kuqeblu: Mos na braktisni!

Gaspër Marku

Forca e Vllaznisë nuk është ajo që u paraqit në ndeshjen me Teutën, ku kuqeblutë u munden në shtëpi 0-1 dhe nuk dhanë asgjë nga vlerat e tyre. Bazuar në elementin cilësor që ka në dispozicion dhe përgatitjet sistematike të zhvilluara gjatë fazës përgatitore, Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për të qenë ndryshe. Ky është konkluzioni, që qarkullon në Shkodër pas ndeshjes me durrsakët. E thonë këtë edhe pjesëtarë të komunitetit të specialistëve të futbollit në qytetin verior. Po pse atëherë ai rezultat zhgënjyes për tifozët, që kishin mbushur si asnjëherë tjetër “Loro Boriçin”? Këtë, në një farë mënyre, ka marrë përsipër ta sqarojë analiza e skuadrës, e zhvilluar dje pasdite.

ANALIZA – Plot 1 orë e 22 minuta kanë qëndruar kuqeblutë në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Reshit Rusi”, ku kanë zhvilluar analizën e humbjes me Teutën. Përveç futbollistëve dhe stafit teknik, kanë marrë pjesë edhe dy drejtuesit kryesorë të klubit, administratori Astrit Gjyrezi dhe drejtori sportiv Eugen Zeka. Më herët kishte një informacion se e pranishme në analizë do të ishte edhe kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila gjatë periudhës së fundit i ka qëndruar shumë afër skuadrës, por për arsye të angazhimeve në detyrën e saj nuk ka mundur. Megjithatë, atë çfarë ka pasur për t’ia thanë skuadrës, e kanë përcjellë në emër të saj drejtuesit e klubit. I pari që e ka marrë fjalën në analizë, ishte trajneri Cungu, i cili ka folur për anën teknike, duke u ndalur kryesisht te problemet dhe dobësitë e futbollistëve të tij. Plogështia dhe mungesa e rendimentit në mesfushë, forca e dobët konkluduese e sulmuesve, si dhe momenti i pësimit të golit kanë marrë shumë diskutime. Kritik në fjalën e tij është shfaqur administratori Astrit Gjyrezi, i cili ndër të tjera u ka bërë të ditur lojtarëve dëmin e madh, që i kanë shkaktuar vetes dhe klubit, me zhgënjimin që u kanë sjellë tifozëve të shumtë shkodranë. Për këtë arsye, kreu administrativ i klubit ka kërkuar prej skuadrës kthesën sa më parë, duke nisur nga takimi i radhës me Luftëtarin.

KAPITENI LIKA – Gjatë takimit kanë folur edhe futbollistët, ku  titullarët ishin ata që diskutuan më shumë. Me interes ka qenë fjala e mesfushorit dhe kapitenit Gilman Lika, i cili, në emër të kolegëve të tij, ka premtuar autokritikën në Gjirokastër. Duke analizuar ndeshjen dhe duke marrë përsipër përgjegjësitë e asaj paraqitjeje të dobët, kapiteni ka kërkuar falje. Ai pranoi se asnjëri prej tyre që ishin në fushë nuk dha maksimumin. Lika e ka justifikuar paraqitjen e dobët me impresionizmin që skuadra pati nga prania e madhe e tifozëve. “Ajo që u shfaq në fushë ndaj ekipit durrsak, nuk është Vllaznia e vërtetë, sepse realisht kemi forca për më shumë. Këtë do ta tregojmë ndaj Luftëtarit. Duam që tifozët të mos na braktisin, sepse kemi nevojë për ta. Javë aps jave do t’i bindim me lojë dhe rezultate pozitive”, – është shprehur Lika gjatë analizës së djeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online